Lajmet e fundit

Deri në janar të vitit 2006 kur vdiq, Ibrahim Rugova nuk kishte konkurrencë, ai gjithmonë zgjidhej kryetar i LDK-së në 17 vjetët sa ishte gjallë.
Por, bërja e kësaj partie me lider të ri, nuk ishte aq e lehtë, kur Rugova nuk ishte më.
Kështu, në zgjedhjet e para të partisë, në mungesë të tij, Fatmir Sejdiu e pati goxha të vështirë të bëhej kryetar. Në kuvendin e 9 dhjetorit të vitit 2006, zgjedhja e tij u ndoq me pakënaqësi e dhunë.
Sejdiu e udhëhoqi partinë deri në Kuvendin e VII zgjedhor. Ai e humbi garën për lider nga Isa Mustafa.
Ky i fundit drejtoi LDK-në për tri mandate deri më 15 shkurt, kur edhe u detyrua të japë dorëheqje pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku kjo parti mori rreth 13% të votave.