Lajmet e fundit

"Theresa May do të jetë kryeministrja e re" ka thënë David Cameron, transmeton Klan Kosova.
Ai do të japë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë së Madhe ditën e mërkurë.
Sekretarja e Brendshme e Britanisë mbeti sot kandidatja e vetme për të zëvendësuar kryeministrin e tanishëm të këtij vendi.
Arsyeja është se anëtarja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Andrea Leadsom, kandidate për kryeministre u tërhoq nga gara pasi nuk ka mbështetje të gjerë në parti.
Duke folur për mediat Kamerun tha se, “do të japë dorëheqjen e tij si kryeministër në Buckingham Palace”.