Lajmet e fundit

Bashkimi Evropian për herë të parë në Kosovë, do të ndajë çmimin “Evropiani i Vitit”, në shenjë falënderimi për çdo individ apo institucion që ka promovuar idenë evropiane në Kosovë.
Shpërblimi do të prezantohet sot nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar dhe Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.
“Kandidatët për ta marrë këtë çmim nga BE-ja, janë Majlinda Kelmendi, kampionia europiane e xhudos, Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës, Danijela Zubac, anëtare e Bordit të Fondit Zhvillimor, iniciativa “Let’s do it Kosova – Ta pastrojmë Kosovën”, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Krenare Gashi, Shefja e Rrjetit të Qendrave Rinore të Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së, transmeton Klan Kosova.