Lajmet e fundit

E ftuar në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine ishte nënkryetarja e Partisë së Drejtësisë njëkohësisht deputetes së kësaj partie, Labinotë Ademi.
Me të është diskutuar lidhur me vendimin e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, i cili sot ka kërkuar të lirohet nga detyra e tij.
Dorëheqja e Aganit erdhi dy ditë pasi Prokuroria ngriti një akuzë me të cilin ai akuzohet që ka dëmtuar buxhetin mbi 4.5 milionë euro në kohën sa ishte Ministër i Shëndetësisë.
Ademi ka thënë se ende nuk është diskutuar se kush do ta zëvendësoj Aganin në pozitën e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Dorëheqja, sapo ka ndodh ne ende nuk e kemi diskutuar, partia jonë ka njerëz mjaft kredibil që mund të udhëheq këtë detyrë”.
Ajo ka bërë të ditur që nuk ka pretendime për të qenë në pozitën e Aganit, dhe që është mirë në pozitën e deputetes në Kuvendin e Kosovës.
“Jam rehat me pozitën që kam, ka mjaft kuadra partia, shpresojmë që do të jetë një periudhë shumë e shkurtër”.