Lajmet e fundit

Juristja Flutura Kusari ka thënë se transparenca e Kuvendit të Kosovës për këtë legjislaturë është zvogëluar dukshëm.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se më herët takimet e komisioneve parlamentare mund të ndiqeshin live në faqe të Kuvendit në Facebook, ndërsa tani jo.
"Këtë javë, takime do të mbajnë komisionet parlamentare për komunitete, siguri, ekonomi, buxhet, ai hetimor për energji dhe ai ad hoc për reformë zgjedhore. Mundësia që ne të informohemi për punën e këtyre komisioneve është gati zero sepse takimet nuk do të transmetohen live në faqen e Facebook-ut të Kuvendit, siç ka qenë praktika".
"Duhet të mjaftohemi me kronika/shkrime të shkurtra nga gazetaret dhe komunikata të Kuvendit. Keq që transparenca e Kuvendit të Kosovës është zvogëluar dukshëm në legjislaturën aktuale. Shumë keq",ka thënë Kusari, transmeton KlanKosova.tv.