Juristja e njohur për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se po qëndron në Maltë për të monitoruar seancat gjyqësore që ndërlidhen me vrasjen tronditëse të gazetares hulumtuese Daphne Caruana Galizia, e cila u vra më 16 tetor 2017 nga një bombë e vendosur në veturën e saj.
Kusari njofton se aktualisht po gjykohen dy persona të akuzuar për shitjen e eksplozivit që u përdor nga autorët e vrasjes.
Ata dyshohet se ia kanë shitur bombën personave që më pas e kanë vendosur nën ulësen e veturës së gazetares, dhe e kanë aktivizuar sapo ajo kishte hyrë në të.
Në seancë janë zbuluar detaje tronditëse.
"Plani A ishte që me e vra Daphnen me armë në shtëpinë e saj, nga jashtë oborrit. Por vrasësit ishin frikësu që nuk arrijnë me vra dhe kishin shku me planin B, me bombë në veturë. Lexo ketu me shume https://timesofmalta.com/.../live-blog-maksar-trial...
Një nga policët, i cili po dëshmon tani, po tregon qysh në ditën e vrasjes kur ka shku në vendin e ngjarjes, e ka gjetë njëren këmbë të Daphnes jashtë veturës në fushë... aty e ka taku djalin e saj Matthew i cili i kishte thënë që nana e tij sapo kishte dalë nga shtëpia dhe se në momentin kur e kishte dëgju një shpërthim të madh, menjëherë ishte nisë në drejtim të rrugës ku ishte nana e tij...
Ky rast është rast i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë e gazetarëve në Maltë por në krejt Europë. Reagimi im për Times of Malta pas seances dje. https://timesofmalta.com/videos/media?id=7KfxbPqz
Pyetja që e shtroj sa herë që vi në Maltë është: ku e gjen forcën familja me luftu për drejtësi që shtatë - tetë vjet?! Ku?
Me tu thy zemra." - ka shkruar Kusari.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.