Lajmet e fundit

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, sot në respekt të bashkatdhetarëve që momentalisht gjenden me pushime në vendlindjen e tyre, ka mbajtur takim rasti ku mërgimtarët janë njoftuar mbi ecurinë e punëve në Komunën e Gjakovës, e njëherit patën rastin të shtrojnë kërkesa, si dhe të paraqesin sugjerimet e tyre.
Kusari-Lila njoftoi bashkatdhetarët për ecurinë e projekteve aktuale në komunën e Gjakovës, ku ndër të tjera ka potencuar implementimin e projektit të furnizimit më ujë të pijshëm për 35 fshatra, e cila arrin vlerën e përgjithshme prej 1.7 milionë euro, projekt ky që realizohet nga qeveria zvicerane.
Duke folur rreth punësimit në komunën e Gjakovës, kryetarja Mimoza Kusari Lila është shprehur se është një ndër sfidat dhe preokupimet e vazhdueshme, ku dhe janë marrë hapa konkret për lehtësimin dhe pëmirësimin e kushteve të të bërit biznes, ku është në pritje funksionimi i zonës industriale, ndërkohë që brenda pak javësh do të fillojë së rifonksionuari fabrika e materialit ndërtimor, funksionimi i minierës së Devës, fabrika e lëkurës, etj.
Pyetje kishte edhe jashtë kompetencave të Komunës si institucion, ku qytetarët kanë marrur përgjegjet nga eprori Kristë Gjokaj, komandant i Stacionit Policor në Gjakovë, Ismet Ahmeti, kryeshef ekzekutiv në KRU “Radoniqi” dhe Agon Dobruna, përfaqësues nga kompania KEDS.