Lajmet e fundit

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se koalicioni kundërshtar që është edhe fituesi i zgjedhjeve të 11 qershorit do të ketë një përpjekje të dështuar për krijimin e Qeverisë.
Sipas saj, Qeverinë do ta krijojë koalicioni LAA dhe Vetëvendosja.
Kjo e fundit merr mandatimin për krijimin e Qeverisë në rast se dështon mandatari i parë, koalicioni PAN.
“Qeverinë do ta bëjë Vetëvendosja me koalicionin LAA dhe me partitë e tjera të komuniteteve jo shqiptare”.
“Jam shumë e sigurt që Qeverinë do ta bëjë LAA dhe Vetëvendosja, presidenti ka për obligim që të jetë faktor uniteti, që të jetë ai institucioni që ndikon në qëndrueshmërinë e institucioneve të tjera, Kosova nuk ka kohë të humbasë”.
Kusari-Lila që është e ftuar në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se në një koalicion të mundshëm paszgjedhor mes LAA dhe Vetëvendosjes nuk është rënë dakord se kush do të mbante pozitën e kryeministrit.
“Nëse ne kemi objektiv që të shtyjmë një program qeverisës të mirëfilltë, do të vijë dhe dakordimi për pozitën e kryeministrit”.