Lajmet e fundit

| Në natën e Krishtlindjeve, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka marrë pjesë në meshën e organizuar në Kishën Katolike në Bishtazhin. Duke shprehur urimet më të sinqerta, e para e Gjakovës i është adresuar të gjithë besimtarëve të Komunës sonë me dëshirën që kjo festë të jetë një rast i shënuar për të gjithë dhe këto Krishtlindje t’i gëzojmë me respekt dhe dashuri për njëri tjetrin. "Festa e krishtlindjes paraqet forcën dhe besimin për ditë më të miragjithnjë duke marrë shembullin e Krishtit i cili shërben për ngritjen e vlerave njerëzore" Kusari - Lila ka uruar që të gjitha lutjet të jenë të pranuara dhe të gjithë bashkë të festojnë gjithnjë me shëndet dhe mirëqenie të plotë, transmeton Klan Kosova. |