Lajmet e fundit
Ministri i Jashtëm i Austrisë – Sebastian Kurz, e ka përgëzuar Kryeministrin Serb - Aleksandar Vuçiq, për zgjedhjen e tij në krye të qeverisë së re serbe, duke shtuar se ky i fundit është velë e stabilitetit ballkanik.

Me rastin e vizitës së sotme të Kryeministrit serb në Austri, Kurz u shpreh se ndihet i lumtur me faktin që Austria ka kontakte të shkëlqyera me Serbinë dhe se ky shtet është njëri ndër partnerët më te rëndësishëm të Austrisë në Ballkanin Perëndimor, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Austria i është veçanërisht mirënjohëse Vuçiq-it, meqë siç ka theksuar Kurz ai është një velë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe për zbatimin e reformave në vendin e tyre, të cilat janë të mira jo vetëm për Serbinë, por edhe për Austrinë, e cila ka një numër të kompanive prezente në tregun serb.
Ndërkaq, kryeministri serb e ka falënderuar Austrinë, dhe sidomos Ministrin Kurz për mbështetjen që po i ofrohet Serbisë në rrugën drejt BE-së.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë në sfida të vështira në të ardhmen, për promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për të sjellë më shumë investitorë nga Austria në Serbi”, ka deklaruar Vuçiq.
Ai po ashtu theksoi që Serbia do të përpiqet të përballet me valën e imigrantëve dhe se janë gjithmonë të gatshëm për t'i dëgjuar partnerët e tyre austriakë.