Lajmet e fundit

Ministrja i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurt ka kërkuar sot bashkëpunimin e vendeve evropiane në zgjidhjen e krizës së refugjatëve, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e kufijve të Maqedonisë dhe Serbisë.
Ai përpara mbajtjes së një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së theksoi se, për aq kohë sa nuk funksionon sigurimi i kufirit greko-turk duhet të bashkëpunojnë me Maqedoninë, Serbinë dhe të tjerët për të siguruar zonën e Shengenit, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.
"Veçanërisht në Maqedoni, por përgjatë rrugës ballkanike ka një vullnet të fortë për të reduktuar valën e emigrantëve, ndoshta edhe për të ndaluar atë. Bëhet fjalë edhe për Serbinë ", theksoi kryediplomati austriak