Lajmet e fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje,Albin Kurti ka reaguar ndaj kryeparlamentarit Kadri Veselit dhe shefit të grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, për cilësimet që këta dy të fundit ia bën fjalimit të Kurtit si përrallë dhe poezi.

Kurti shtoi se ky reagim me kaq nervozë e tregon të vërtetën e raportit
“Reagimi me nervozë të dy protagonistëve të aferës “Pronto” , tregon se ka shumë të vërteta në këtë raport.
Deputeti i Vetëvendosjes theksoi se kryetari i Kuvendit nuk e kupton poezinë.
“Cili është kuptimi që fjalimin tim e quani poezi, ju ose nuk e kuptoni ose nuk e dini kuptimin e poezisë por e shfrytëzoni ulësen për cinizëm kur çështja është serioze”.
Kurti po ashtu tha se Komuna e Prishtinës po punon si duhet dhe sipas tij sot Prishtina nuk ka nxënës të uritur dhe nuk ka ndërtime pa leje,transmeton Klan Kosova.