Lajmet e fundit

Emisari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka telefonuar kryeministrin kosovar, Albin Kurtin me rastin e marrjes së detyrës së re, si i pari i Qeverisë.
Këtë e ka bërë të ditur vet Albin Kurti, ndërsa tha se Miroslav Lajçak e përgëzoi për rolin e tij të ri, njofton Klan Kosova.
''Sot më erdhi një telefonatë nga MiroslavLajcak i cili më përgëzoi për postin tim të ri si Kryeministër, duke i uruar qeverisë sonë sukses. Presim bashkëpunimin tonë të ardhshëm''.
https://twitter.com/albinkurti/status/1375136048339152902