Lajmet e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Vettingu në drejtësi duhet të bëhet së pari me Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial dhe më pas si mekanizëm i përhershëm brenda sistemit.
“Nuk e konsiderojmë si vetting të menjëhershëm, por të vazhdueshëm”, tha Kurti.
“Afër 200 prokurorë dhe 450 gjyqtarë që ka Kosova nuk mund të kemi kaq pak rezultate. Kemi nevojë për prokurori aktive dhe gjyqësor efikas”, shtoi Kurti, transmeton Klankosova.tv.
“Prokurorët që janë me integritet nuk kanë pse frikësohen sepse nuk do të bëjë qeveria këtë Vetting, por ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë”, u shpreh tutje kryeministri në KTV.
Kurti tha se me fuqinë e argumenteve dhe me bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në do të bëhet Vettingu.
“Rezistencat e KPK-së DHE KGJK-së për bojkotim të Verttingut janë për të ardhur keq”.