Lajmet e fundit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar të gjithë besimtarët e besimit ortodoks në ditën e Krishtlindjeve.
“I uroj qytetarët e Kosovës të besimit të krishterë ortodoks, që sot festojnë Krishtlindjen. Dëshiroj që kjo festë t’i gjejë të begata sofrat e tyre, t’u sjellë lumturi e gëzim. Mesazhet e mirësisë e bujarisë që simbolizon kjo festë le të na çojnë përpara, drejt një marrëdhënieje më të mirë me fqinjët tanë”, është shprehur ai, transmeton Klan Kosova.
“Le të hyjmë së bashku në rrugën e punës e të zhvillimit, që edhe gëzimin për festa ta kemi jo vetëm simbolik”.