Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka takuar Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Pas formimit të qeverisë së re, Hargreaves e uroi Kurtin për mandatin e ri.
"Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në projektet e përbashkëta. Të dy shprehën gatishmërinë dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe për angazhim në thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve." - thuhet në njoftimin e ZKM-së. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.