Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thirrur mbledhjen e Qeverisë në ora 20:00
Kështu bëhet e ditur në një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit, njofton Klan Kosova.
Ndërsa kryeministri Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në mbledhje do të diskutohet rreth marrjes së masave parandaluese ndaj koronavirusit.
"Sonte, në ora 20:00, Qeveria e Republikës së Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë diskutimi: Shqyrtimi i propozim-vendimit për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Coronavirus Covid-19".
Kujtojmë se në Kuvend ende është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme për heqjen e taksës.