Lajmet e fundit

Ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se për t’i fituar votat e “Listës Srbska", Hashim Thaçi ka bërë kompromis të rrezikshëm me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, njofton Klan Kosova.
Këtë koment ai e ka bërë në një deklaratë për media, në hyrje të Kuvendit, teksa po priste nisjen e seancës së jashtëzakonshme së thirrur për orën 11:00.
“Në republikën e Kosovës nuk kemi pasur seancë të jashtëzakonshme as për papunësi, por ja që për Thaçin president, kemi seancë të jashtëzakonshme.
“Presidenti mund të ishte zgjedhur me seancë të zakonshme. Kandidati për president i ka votat e Listës Serbe, pasi të jetë marrë vesh me Vuçiqin, Lista Serbe nuk jep votë falas”.
“Nëse Thaçi i ka siguruar votat e serbëve, kompromisi është bërë me Vuçiqin”.
“Uroj që ai të mos zgjidhet president sepse do t’i sjellë dëme Kosovës”.
“Seanca e sotme është e padrejtë, e paligjshme, e rrezikshme dhe e dëmshme. Zajednicën e Serbisë në Kosovë, e ka sjellë Thaçi”.