Lajmet e fundit

Provimin që ua kërkoi iu ofrua, e kalueshmërinë s'e ka të lehtë.
Paraditja e së dielës do të ia tregojë rrugën Albin Kurtit, nëse do bëhet kryeministër mandat-plotë, apo të ju lë vend për testim tjerëve, raporton Klan Kosova.
Veçse seanca e thirrur për votimin e qeverisë, zor se mund të sjellë ekzekutivin e ri, meqë marrëveshje politike, Vetëvendosje që doli e para, nuk bëri me askënd, të paktën publikisht.
Për këtë punë, subjektit të parë po thuhet se i doli gjumi vonë, meqë me muaj u deklaruan se për qeveri kanë vota.
Edhe sikur Kurti të dështojë të marrë besimin e shumicës së deputetëve për ta votuar “Kurti-3-shin”, nga krijimi i një qeverie prej ish-opozitarësh, duart i kanë çuar edhe partitë tjera.
Kjo e dërgon vendin në votime të reja në nivel qendror.
Bazuar në afatet kushtetuese, fillimi i dhjetorit është koha kur mund të caktohet data e zgjedhjeve të reja, por kjo veç nëse në seancën e caktuar më 26 tetor, nuk arrihet të bëhen 61 vota për ta bërë sërish, Albin Kurtin kryeministër.