03.11.2020 · përditësuar para 2098 dite1 min lexim
Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas sulmit që ngjau mbrëmjen e së hënës në Vjenë të Austrisë.
Kurti thotë se në këtë kohë të vështirë, qëndrojnë të bashkuar pranë popullit të Austrisë, njofton Klan Kosova.
''Pas sulmeve në Dresden të Gjermanisë ku u vra një e një tjetër u lëndua rëndë dhe në Paris e Nicë të Francës ku u vranë njëherë një e pastaj tre, edhe Vjena përjetoi një akt terrori famëkeq. Sulme të tilla rëndojnë mbi familjet e viktimave dhe popujve të tyre, por fuqizojnë bindjen dhe idealin njerëzor anekënd globit për t’i dënuar ato dhe për të rezistuar ndaj çdo përpjekje për të mbjellë frikë në jetët tona. Të bashkuar e në solidaritet qëndrojmë pranë më të dashurve të viktimave dhe të të lënduarve, si dhe mbarë popullit të Austrisë''.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.