Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar përfaqësuesit e kompanisë “IPE-PROING”, e cila e ka realizuar procesin e testimit të qëndrueshmërisë së Urës së Ibrit.
Në njoftimin e kryeministrisë nuk janë dhënë detaje nga takimi mes Kurtit dhe përfaqësuesve të kompanisë se për çka saktësisht kanë folur.
Ditë më parë është publikuar raporti preliminar mbi kapacitetin e Urës së Ibrit, ku është thënë se ura është në gjendje stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.