Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Ambasadori Westerlund e njoftoi kryeministrin Kurti për interesimin e kompanive suedeze për të investuar në Kosovë dhe diskutuan rreth iniciativës për hapjen e Odës Ekonomike Nordike në Kosovë që do të kontribuonte në thellimin dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik, njofton Klankosova.tv.
Me tej, ata biseduan për marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve, për nevojën dhe potencialin e rritjes së shkëmbimeve tregtare, dhe për mundësitë që Kosova ofron për investitorë të huaj në fushën e minierave.
Krahas diskutimeve për marrëdhëniet bilaterale, kryeministri Kurti dhe ambasadori Westerlund folën edhe për takimin që kryeministri Kurti dhe ai i Suedisë, Ulf Kristersson, zhvilluan në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.