Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.
Kurti tha se Qeveria është e vendosur të ndërtojë shtetin e së drejtës në vendin tonë në Kosovës duke shtuar se sundimi i ligjit nuk ka alternativë, njofton Klan Kosova.
Në takim u diskutua për mënyrat e mundshme të përkrahjes për Qeverinë në lëmitë ku përvoja dhe aftësitë e EULEX-it përbëjnë një ndihmë të konsiderueshme.
Kurti ndër të tjera theksoi rëndësinë e madhe të adresimit të gati 300 mbetjeve mortore në Morgun e Prishtinës. Për këtë u premtua bashkëpunim nga ana e EULEX-it.
Në takim ishin prezent edhe këshilltarja ligjore e Kryeministrit Furtuna Sheremeti dhe këshilltarët e EULEX Ismije Beshiri dhe Daniele Pancheri.