Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në takim ish-presidentin e Shqipërisë Alfred Moisiu.
Moisiu i uroi Kurtit punë të mbarë në qeverisjen e vendit.
Ish-kreu i shtetit shqiptar shprehu kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes së koalicionit dhe ardhjen në pushtet të opozitës, si një vlerë e re në fushën e politikës shqiptare.
Ai nënvizoi se sfidat do të jenë të shumta dhe se terreni i vështirë kërkon ndershmëri dhe aftësi.
Kreu i ekzekutivit të Kosovës nga ana e tij, shprehu mirënjohjen për Moisiun, për pjesëmarrjen e ish-presidentëve në tryezat ndërkombëtare si dhe për rolin e tyre në të ardhmen.
Biseda mes kryeministrit Kurti dhe ish-presidentit Moisiu ishte shumë e ngrohtë, njofton Qeveria e Kosovës përcjell Klan Kosova.