Lajmet e fundit

Albin Kurti, ish-kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputet në Parlamentin e Kosovës, në një intervistë në TVSH, ka deklaruar se ka ardhur koha kur shqiptarët e Kosovës e Serbisë, duhet të fillojnë ta shohin vetën si pjesë të një kombi.
“Kosova dhe Shqipëria duhet të fillojnë ta parafytyrojnë vetën si pjesë të një kombi”.
“Besoj edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, populli është shumë më tepër për bashkim shqiptar, sesa janë elitat politike. Prandaj udhëheqësit tanë duhet ta ndjekin popullin në këtë rast, s’kanë nevojë t’i prinë atij, ka deklaruar Kurit.
Ai tha se shqiptarët më nuk kanë nevojë për aleat të ri, por për krijim aleancash me aleatët ekzistues.
“Ne nuk kemi nevojë për aleatë të ri, SHBA, Gjermania dhe Turqia, këta janë aleatë. Në Ballkan mund të kemi aleat, Bullgarinë, Kroacinë dhe Bosnjën”.
“Por ne kemi nevojë për aleancat të reja, ushtarake, ekonomike. Cili është kuptimi që jemi aleat me SHBA-të dhe nuk kemi mundur të negociojmë për të pasur ushtri”.