Lajmet e fundit

I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpalosur programin e Lëvizjes Vetëvendosje për sektorin e arsimit.
“Është e domosdoshme që të ndërtohet plan pune me të cilin arsimi lidhet me ekonominë, shkollat profesionale”.
“Studentët më të mirë duhet t’i mbajmë brenda procesit mësimor, duhet të zbulohen talentet e fëmijëve shumë herët, besoj se secili fëmijë ka një talent”.
“Sistemi arsimor është i paaftë që të zbulojë talentet tona, kur dfëmijët e zbulojnë jnuik është aktiv në ushqimin e atij talenti”.
Kurti në Magazina Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se “duhet reformë e thellë për arsimin” andaj sipas tij, nuk mjafton një mandat për reformimin e këtij sektori.
“Duhet reformë e thellë ku nuk mund të presim rezultate të shpejta. Nuk mjafton një mandat për ta rregulluar arsimin në Kosovë”.
“Shëndetësinë e drejtësinë mund ta bëjmë brenda një mandati por për arsimin do të mund të bëjmë ndryshime por nuk na mjafton një mandat”.
“Arsimi publik është prioritet, por nuk do ta shkelim arsimin privat, ka fusha ku arsimi privat është i nevojshëm”.