Lajmet e fundit

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se rinia dhe gratë janë neglizhuar në Kosovë.
Ai në Kongresin Kombëtar të të Rinjve të Kosovës ka deklaruar se një person duhet të votojë nga mosha 16 vjeçare.
"Rinia për neve është motori i përparimit pasi nuk mund të ndodhë përparimi pa rini. Në shtetin tonë rinia është neglizhuar e po ashtu edhe gratë dhe kjo është bërë në të njëjtën mënyrë me mekanizma dhe forume që kanë pasë për qëllim përfshirjen e rinisë dhe grave pa pjesëmarrjen e tyre.
“E kemi skemën e punësimit të garantuar në programin tonë për moshat nga 16 deri në 18 vjeç gjithashtu ne parashohim që e drejta për votë të jetë nga mosha 16 vjeçare, kjo moshë duhet të jetë pragu për votimin”.
Kurti para studentëve theksoi se Kosova ka nevojë për avancimin e metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies.
“Sindikatat e kanë pasë tw lehtw të bëjnë veprime të tilla në të kaluarën, sepse e kanë një qeveri të keqe përballë dhe besoj që nuk do e kenë këtë mundësi në qeverisjen e ardhshme”.