Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje pak më pak ka organizuar një takim me të rinjtë.
I nominuari për kryeministër nga kjo lëvizje Albin Kurti u ka premtuar të rinjve se kur ta marrë këtë detyrë, atyre do tu mundësohet arsimim falas, njofton Klan Kosova.
Kurti ka thënë se udhëheqja me Prishtinën flet më së miri se si mund të bëhet ndryshimi në vend.
Në një tubim të mëhershëm gjatë ditës, Kurti kishte deklaruar se me ardhjen e tyre në pushtet, edhe 16 vjeçarët do të kenë të drejtën e votës.
E me këtë ide të tyre ai ka thënë se e di që të tjerët nuk do të pajtohen.
“Vetëvendosje nuk është koalicion që ngecë, por lëvizje që ecë”, ka thënë Kurti.
“Ne kemi nevojë që të rinjtë të studiojnë shkenca natyrore dhe këtë e kemi të domosdoshme. Kosova është gati për ndryshim”, ka thënë ai për të rinjve.
Ai ka ftuar të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e fushatës e cila rrjedhimisht do të sjellte ndryshimin.
“Vetëvendosje është lëvizje e vullnetit. Qeverisja e Vetëvendosjes do të jetë nënë e dashur për të gjithë”, ka shtuar ai.