Lajmet e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka bërë të ditur se protesta e opozitës së bashkuar, për të kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit si President i Kosovës, do të fillojë të premten, në orën 10:00.
Ai në emisionin “Info - Box" të RTV Dukagjini ka theksuar se pushteti po përpiqet ta kontrabandojë për president të Kosovës, një person që e ka pranuar Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Ne kemi marrë leje nga Komuna e Prishtinës për t`i vendosur tendat në dy sheshet në kryeqytet. Ne lejen e kemi për të qëndruar deri më 8 mars”, ka shtuar Kurti.