Lajmet e fundit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli të Italisë, admiralin amerikan George Wikoff, i cili ishte i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.
Në njoftimin për media theksohet se pasi i uroi mirëseardhje në Kosovë, Kurti e falënderoi admiralin Wikoff për përkushtimin e NATO-s, nëpërmjet KFOR-it, për mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet, si dhe për kontributin e vazhdueshëm për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, transmeton Klankosova.tv.
Krahas situatës së sigurisë, në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe NATO-s, si dhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të tij.