Lajmet e fundit

Kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, kanë përuruar sot çerdhen e parë publike në këtë qytet.
Në këtë institucion arsimor parafillor, është planifikuar të vendosen 240 fëmijë në 12 paralele, teksa procesi në disa klasë do të zhvillohet edhe në gjuhen boshnjake ne në atë turke.
Kryeministri e ministrja thanë se janë të lumtur që po marrin pjesë në këtë event, ndërkaq sipas Nagavcit, çerdhja nuk duhet të shfrytëzohet vetëm si qëndrim ditorë, por këtu të vijojnë edhe fëmijët e prindërve të papunësuar.
Edhe prindërit ishin të kënaqur me hapjen e kopshtit. Ndërkaq nga këtu, qeveritarët e komunarët shkuan në Parkun e Biznesit, ku Haskuka i informoi për procedurat që kanë mbetur për tu funksionalizuar kjo pjesë.
Krejt në fund të vizitës, bashkarisht u përurua edhe ndricimi dhe elektrifikimi i fshatit Kabash.