Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur optimist për sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ai tha se fillimisht duhet parë mbledhjen nesër, teksa shtoi se “unë jam gjithmonë optimist, jo vetëm për shkak se optimizmin e kam përshkrim të vendit të punës”, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se "kjo çështje është një diskutim në nivel të ekspertëve dhe në nivelin e ekspertëve nuk mund të prisni vendime - do te këtë diskutime dhe në fund të fundit është Këshilli i Ministrave që vendos”.