Lajmet e fundit

Fiks pas 4 muajsh, u shfaq të hënën në sallën plenare.
Shefi i qeverisë mori fjalën i pari që ta prezantojë para ligjvënësve projektligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2025.
Për Albin Kurtin, ky planifikim sjell zhvillim të hovshëm e bën ata kampion me 78 mijë të punësuar për 4 vjet.
Nuk la pa thumbuar as Gjykatën Kushtetuese që në sytë e tij, po bën drejtësi selektive.
Një thjeshtëzim të këtij siç e quajti sulmi, e bëri LDK-ja, dukë u bazuar në tregime të moçme.
Shefit të ekzekutivit, fjalët ia kontestoi edhe AAK-ja, që duke shoshitur kuletën shtetërore, bëri një lapsus.
Pasi dëgjoi këto e disa fjalime të tjera, Kurti më pas braktisi punimet për një ngjarje tjetër që kishte në agjendë.