Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel në Shqipëri gjatë së martës.
Diskutimet nga aty, kreu i ekzekutivit kosovar i bëri të ditura në një konferencë me gazetarë, ku tha se u fol për dialogun me Serbinë e procesin e Berlinit.
Për këtë të fundit Kurti tha se është i nevojshëm e i mjaftueshëm për rrugëtimin evropian, andaj edhe vazhdon të ketë përgjigjje negative karshi projektit “Open Ballkan”.
Kurti u pyet edhe për deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili tha se qeveria kosovare po bënë teori konspirative në lidhje me ballkanin e hapur.
Ai tha se nuk e din për cfarë teorish e ka pasur fjalën, por iniciativat rajonale nuk duhet të bëhen pa BE-në brenda, dhe dallimi mes “Open Ballkan” dhe procesit të Berlinit është se te e para nuk është BE-ja.
Tutje, kryeministri u deklarua se është e papranueshme ti bëhet trysni Kosovës, ngase për paqe në ballkan duhet të ndryshoj Serbia.
Ndër të tjera, Kurti, paralajmëroi se do të vendoset reciprociteti me Serbinë, vecse paraprakisht po pret përgjigje nga qeveritë e Bashkimit Evropian të cilëve thotë se u shkroi letër ku i ka cekur 11 shkeljet e Serbisë.