Lajmet e fundit

Është hera e parë që Saranda Bogujevci, nënkryetarja e Kuvendi, nuk ka marrë kritika derisa e udhëheq një seancë.
Opozitarët që rëndom sulmojnë zëvendëskryesuesen për menaxhim, kritikat i ruajtën për qeveritarët.
Ganimete Musliu tha se bashkëshorti i Preisdentes Vjosa Osmani, nuk duhej të prezantonte fare në trajnimin Defender të FSK-së.
Njësoj si komenti i saj, edhe kërkesa e Armend Zemajt karshi kritereve të Albin Kurtit që i kishte për të shkuar në dialog, nuk mori përgjigje.
Kryeministri nuk ishte prezent sa u bë kjo pyetje, porse, kur foli Time Kadrijaj e cila kërkoi të shpaloset ndonjë Platformë për Dialogun në Kuvend nga Qeveria.
Kurti, tha se do të bëhet platforma e strategjia për dialogun e ardhshëm, porse nuk do e bëjë para se të përfundoj takimin e parë në mes të Qershorit me Aleksandër Vuçiq.
Ai takim, sipas Kurtit nuk do të jetë për të vazhduar dialogun e vjetër, porse do të takohet për të sqaruar detaje rreth dialogut të ri e të ardhshëm.
Në fund të ditës, u votua nga të gjitha partitë, përveç Listës Serbe, në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, ku mundësohet hetimi dhe gjykimi në mungesë i kriminelëve të cilët kanë kryer krime lufte në Kosovë.