Lajmet e fundit

Kurti shtoi se edhe opozita mund të propozojë kandidatë, dhe se Kushtetuta kërkon shmangien e zgjedhjeve të reja.
“Ju e keni parasysh herën e kaluar me 56 deputetë u përpoqa të zgjedhem kryeministër për t'i arritur 61, nuk u bë e mundur, e tash nuk jemi vetëm 5 deputetë larg, jemi 14 që e bën situatën më të vështirë. Si LVV kemi mundësi ta nxjerrim një kandidat sepse i kemi 30 nënshkrime, bashkë edhe me pakicat, mund t’i nxjerrim edhe dy kanidadatë. Pra edhe opozita mund të nxjerr kandidatë. Kushtetua na obligon që t’i evitojmë zgjedhjet, që të mos shkojmë në zgjedhje. Kushtet janë ideale që t’i kemi tre kandidatë, ndërkohë që nuk janë asnjë. “Unë do të vazhdoj të komunikoj, që edhe nesër edhe pasnesër të arrijmë tek rezultati. Deri më tani nuk ka diçka të re, figurë konsensuale as marrëveshje politike nuk kemi. Sidomos prej se nga PDK u tha se propozimi duhet të jetë partiak. Ngelet edhe nesër edhe pasnesër të shohim se çfarë mund të bëj”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv