Lajmet e fundit

Ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se protesta e nesërme në tetë vjetorin e pavarësisë është protestë gjithëpopullore.
“Portesta nesër është protestë paqësore, e nesër nuk po proteston vetëm opozita por i gjithë populli”.
Kurti, më pas e ka quajtur Ministrin Jashtëm njëherësh zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi si të dështuar.
Kurti ka thënë se në 24 orët e fundit janë arrestuar tetë aktivistë të Vetëvendosjes pasi që sipas tij kjo qeveri është në panik.