10.02.2020 · përditësuar para 2364 dite1 min lexim
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nesër pritet ta vizitojë Tiranën ku do të takohet me krerët shtetërorë të Shqipërisë.
I pyetur nga gazetarët se a do të diskutojë atje për Ballkanin Perëndimor, Kurti është përgjigjur “me siguri për të gjitha kryesoret përfshirë edhe atë”, njofton Klan Kosova.
“Do të kem takime me krerët e të gjitha institucioneve në Tiranë. Do të ketë diskutime, përfshirë edhe për Ballkanin Perëndimor. Ne do t’i shprehim qëndrimet tona dhe do të flasim pas takimit”.
Kështu ka deklaruar Kurti pasi ka bërë homazhe tek Pllaka Përkujtimore e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit në Prishtinë.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/kurti-si-harrojme-kurre-xheladinin-dhe-balajn-protesta-jone-nuk-ishte-e-kote1/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.