Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në Forumin Strategjik të Bledit, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të bëjë reforma në vendimmarrje, derisa tha se integrimi i gjashtë shteteve ballkanike do të ofrojë dy përfitime të mëdha.
"Unë besoj se përfshirja e gjashtë shteteve perëndimore ballkanike në BE do të ketë dy përfitime të mëdha për të dyja palët. E para është se kufiri i jashtëm i BE -së do të bëhet më i vogël për mijëra dhe mijëra kilometra, sepse Ballkani Perëndimor nuk është fqinj me BE-në. Ne jemi të rrethuar nga BE-ja, kështu që kufiri i jashtëm i BE-së në aspektin e sigurisë do të bëhet shumë më i vogël dhe në këtë mënyrë do të ishte më mirë për të dyja palët".
"Për më tepër çdo i treti qytetar i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është rezident në vendin ku jeton dhe në përgjithësi ata jetojnë në BE, kryesisht në Evropën Perëndimore. Me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE kombet tona dhe diaspora jonë do të jetonin në të njëjtin etnitet dhe kjo do të ishte shumë mirë për ekonominë”.
Shefi i qeverisë kosovare, në kuadër të panelit të liderëve në këtë forum, tha se Kosova do dhe po punon që të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s.
"Ne duam të bëhemi anëtar i Bashkimit Europian dhe NATO-s sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne do të punojmë shumë. Ne besojmë se BE-ja duhet të mbrohet dhe për këtë qëllim të dyja palët duhet të bëjnë reforma – duhet të ndodhin reforma në vendin tonë, por në të njëjtën kohë duhet të ndodhë edhe zgjerimi i BE-së. Zgjerimi i jashtëm i BE-së dhe reformat e brendshme në vendin tonë shkojnë paralelisht, por unë besoj se një reformë e caktuar në sistemin e vendimmarrjes së BE -së duhet të ndodhë"./ Klankosova.tv