Kryeministri Albin Kurti është paraqitur para mediave ku falënderoi të gjithë qytetarët për pjesëmarrje në votime.
Sipas Kurtit, zgjedhjet ishin të mira dhe demokratike, pa incidente.
“Më lejoni që fillimisht t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës sonë, i falënderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhje, nuk ka pasur incidente dhe gjithçka ka shkuar sipas ligjit procedurave dhe rregullave. E falënderoj edhe policinë e Kosovës për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve”, tha ai.
Ai tha se partia e tij është fituese e këtyre zgjedhjeve, teksa shtoi se do të vazhdojnë me punët që i kanë nisur.
“Zgjedhjet ishin të mira, demokratike dhe të ndershme. Jemi të parët, dhe ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë. Koalicioni ynë fitues do ta formojë Qeverinë Kurti 3, dhe ne do të vazhdojmë ato punët që i kemi nisur”, tha Kurti.
Tutje, Kurti shtoi: “Ne jemi subjekti i parë, subjekti fitues, i cili do ta formojë qeverinë e ardhshme, nga rezultatet preliminare, e shohim se ata që dolën në vendin e dytë edhe të tretë edhe po të bëhen bashkë nuk bëjnë sa VV”.
https://www.youtube.com/watch?v=fetgwouDpgQ
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.