Lajmet e fundit

Kkandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se kjo lëvizje ka marrë 70% të votave që kanë ardhur nga mërgata.
"Këto ditë jam në Bruksel, ku përveç takimeve me zyrtarë të lartë të BE-së dhe me eurodeputetë po takoj e po falënderoj dhe pjesëtarë të mërgatës në Belgjikë. Por përmes këtij postimi dua të falënderoj shumë dhe mërgatën tonë në vende të tjera të botës".
" Ne me qeverinë tonë do ta lehtësojmë procesin e votimit nga mërgata, jo pse mërgata voton për ne, por sepse mërgata e meriton, me kontributin ekonomik e kulturor që ajo ka dhënë e vazhdon të japë në Kosovë. Pra, edhe një herë, ju falënderoj nga zemra!", ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.