Lajmet e fundit

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria që ai udhëheq qëndron prapa deklarimeve që kishte bërë në kohën sa ishte opozitë sa i përket çështjes së menaxhimit të liqenit të Ujmanit, që ishte përfshirë si pikë në kuadër të Marrëveshjes së Qashingtonit, të 4 shtatorit 2020.
Të mërkurën e kësaj jave, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxorën katër rekomandime për menaxhim të Ujmanit dhe lumit Ibër që mund ta bëjnë bashkë Kosova e Serbia.
“Ne qëndrojmë prapa qëndrimeve tona që i kemi thënë deri më tani ndërkaq raportin më i ri që ka dalë duhet ta lexojnë ekspertët tanë profesionistë, dhe nuk mendoj që duhet t’i bëjmë tre hapa përnjëherë. Dialogu do të ketë kapitull të ri, tri hapa përnjëherë si bëjmë dot”, tha Kurti shkurt për gazetarët.
Pos kësaj Kurti u deklarua edhe për takimin e radhës që pritet ta ketë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq në Bruksel në muajin korrik.
“Dialogu do të ketë kapitull të ri, duhet të dakordohemi për agjendën”.
Shefi i ekzekutivit po ashtu ka pohuar se gjitha negociatat me Serbinë janë përmbyllur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008.