Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sapo ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, për seancën e mocionit të mosbesimit të ngritur ndaj Qeverisë së udhëhequr nga ai.
Seanca e Kuvendit ka filluar.
Është bërë prezantimi i mocionit nga shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi.
Fjalime kanë mbajtur edhe shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi.