Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Betejën e Çabratit ku ranë 22 dëshmorë të UÇK-së ndërsa nga data 7 deri me 11 maj 1999 u vranë 107 civilë nga forcat serbe.
Kurti ka thënë se 22 vjet pas, të rënët e kësaj beteje i kujtojnë me ndjenjën e dhimbjes, pikëllimit e krenarisë por edhe të obligimit për vendin e popullin që ata e deshën aq shumë, njofton Klan Kosova.
“Përgjatë tre ditëve sa zgjatën luftimet në Betejën e Çabratit ranë 22 dëshmorë të UÇK-së, kurse nga data 7 deri më 11 maj 1999 u vranë 107 civilë nga forcat serbe”.
“Në komunën e Gjakovës në luftën e fundit janë vrarë gjithsej 1022 civilë të paarmatosur gjersa janë 361 dëshmorë të UÇK-së nga luftimet e drejtpërdrejta edhe brenda në qytet”.
“22 vjet më pas i kujtojmë me ndjenjën e dhimbjes, pikëllimit e krenarisë por edhe të obligimit për vendin e popullin tonë që ata e deshën aq shumë”, ka shkruar Kurti në Facebook.