Lajmet e fundit

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, të martën u vizitua nga kryeministri Albin Kurti, pas thirrjes për ndihmë që bëri një ditë më parë lidhur me zjarrin që kaploi disa fshatra të komunës që ky drejton.
Kreu i ekzekutivit, bashkë me të parin e Suharekës vizituan fshatin Studençan për të parë nga afër gjendjen.
Për flakët që përfshinë disa komuna të Kosovës, Kurti në një aktivitet në parkun e Gërmisë të martën, tha se janë mobilizuar maksimalisht për të mbajtur situatën nën kontroll.
Përveç Suharekës, zjarre shpërthyen edhe në rajonet e Prizrenit, Pejës, Gjilanit, e Mitrovicës.
Ndërkohë, autoritetet shtetërore kanë bërë apel që qytetarët të kenë kujdes në ruajtjen e pyjeve që përbëjnë rreth 44% të territorit të Kosovës.