Lajmet e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një tryezë diskutimi në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ku bëri thirrje që të mbështeten gratë dhe vajzat e dhunuara seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë nga okupatori serb.
"Në dekadën e fundit me guxim e forcë të pashembullt kemi gra të zonja që treguan të vërtetën për krimet dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Ato kanë folur me zë të lartë për këtë krim, për këtë armë lufte duke u bërë edhe zëri i mijëra grave dhe burrave tjerë të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë Kurti.
Drejtësia e së kaluarës për kësi rastesh po kërkohet doemos.
"Drejtësinë tranzicionale e kemi prioritet. Qeveria po e harton strategjinë kombëtare për drejtësi tranzicionale dhe ka iniciuar themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës” , ka thënë kryeministri Kurti.
Gjatë periudhës së vitit 1998 dhe 1999, rreth 20 mijë gra e burra nga Kosova janë dhunuar seksualisht nga okupatori serb.