Lajmet e fundit

Kryeministri Albin Kurti, të mërkurën, mori pjesë në ceremoninë e publikimit të raportit “Promovimi i demokracisë lokale”, prej nga reagoi për fusnotën për Kosovën, që u përdor në këtë raport.
Kurti tha se kjo është e rëndë, pasi po ndodh në Kosovë dhe jo në arenat ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.
Sipas Kurtit, ky keqcitim e keqpërdorim, që dukur e kishte quajtur edhe tradhti ndaj shtetit, duhet adresuar e përmirësuar.
Megjithatë, thotë se këtë telash e trashëgoi.
Në këtë takim, ku pjesëmarrës, në mënyrë virtuale, ishte edhe sekretari gjeneral i Kongresit të Këshillit të Evropës, Andreas Kiefer, e përfaqësues lokalë, kryeministri Kurti tha se niveli i demokracisë në Kosovë është i mirë, veç jo edhe aq në pjesën veriore.
https://www.youtube.com/watch?v=ymYAJHdT7Jo