Lajmet e fundit

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se EULEX është lodhur sikurse UNMIK-u, dhe se duhet që t’i ndryshohet misioni, njofton Klan Kosova.
“EULEX është lodhur porsi UNMIK-u, është organizëm i lodhur që duhet biseduar në Bruksel që t’ia ndryshojmë misionin”, tha ai në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.
Kurti kërkoi që nga roli ekzekutiv, EULEX të marrë rol këshillues, duke pohuar se EULEX megjithatë mund të qëndrojë.
“Duhet biseduar me Bashkimin Evropian për t’ia ndryshuar karakterin e EULEX-it”, përfundoi ai.