Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të hënë ka takuar emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendësndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.
Kurti, pas takimit me Lajçak dhe Palmer ka thënë se bashkëpunimi dhe koordinimi midis BE-së dhe SHBA-së për dialogun e ri është esencial, transmeton klankosova.tv
''Pas takimit me kryetarët e dy partive politike të opozitës së Kosovës përpara takimit të paralajmëruar të Brukselit në mes të qershorit, unë u takova sot me emisarin special të BE-së, Mirsolav Lajçak dhe me Zëvendësndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer''
''Bashkëpunimi dhe koordinimi midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në dialogun e ri është thelbësore'', ka shkruar Kurti në twitter, transmeton klankosova.tv.
https://twitter.com/albinkurti/status/1399477797026947074