Lajmet e fundit

Raundi i ri i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ka filluar në orën 9 të mëngjesit me takime të ndara midis Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut, së pari me delegacionin e Beogradit të kryesuar nga Aleksandar Vuçiq.
Dy diplomatët evropianë pasi e përfunduan me Vuçiqin, e filluan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, raporton Klankosova.tv.
Takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.
Në Bruksel, është duke qëndruar drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla, i cili është duke e përcjell takimin nga afër.